Fiton titullin kampion bote, shqiptari bën gjestin e rrallë me paratë e fituara

624
0

Shqiptarët po lënë gjurmë në sportet e arteve marciale apo boks, por fitorja e fundit merr vlerë sepse kampioni ynë ka pasur një dedikim vërtet emocionues dhe të ardhurat nga titulli kampion Europe i ka dhuruar për dy fëmijë në nevojë.
Ervis Bici fitoi ndeshjen e fundit në Torino të Italisë, që ishte për titull Europe në Muay Thai, në federatën “Top Kombat Confederation”, ku njihet në 36 shtete. Kundërshtari ishte francezi Raphael Parfaid.

“Këtë sukses ua kam dedikuar 2 fëmijëve shqiptarë, 6 vjeçarit Aldos nga Kruja dhe Albatrikut nga Kosova. Dhe si gjithmonë fshatit Armath, aty ku linda. Stërvitjen e kam zhvilluar me kushëririn tim Ermirjan Bici dhe legjendën e ringut, mikun e shqiptarëve, Sak Kaoponlek” – u shpreh Ervis Bici për “Konica.al”.
Ervis Bici është një emigrant shqiptar i cili jeton dhe punon me familjen e tij në Brescia, Itali. Pasioni i tij për disiplinën “Muay Thai” ka lindur në vitin 2015, kur duke shëtitur me të dashurën e tij, i la mbresa një duel që po zhvillohej në rrugë.

E nis karrierën e tij me dy fitore me nokaut dhe, në 2016, ai u ftua për të konkurruar për titullin italian në një ngjarje të organizuar nga Rimini, ku Bici mundi të triumfojë kundër një kundërshtari shumë të fortë. Karriera e tij, prej atëhere, vazhdon me pesë fitore, në po kaq ndeshje.
Ai është trajnuar me kampion Thai, Sak Kaoponlek, gjashtë herë kampioni i botës dhe luftëtar i vitit në 1995 në Tajlandë. Në prill të vitit të kaluar, federata “Top Combact” i komunikon atë të jetë sfiduesi i luftëtarit Giuseppe Giacomazzi për titullin italian.
Por, gjatë përgatitjes Ervisi pësoi një dëmtim në gjurin majtë, teksa ishte duke ecur me bicikletë. Organizatorët njoftojnë se një tjetër sfidues është gjetur. Por Bici nuk heq dorë, pavarësisht nga dhimbjet e shumta, në konsultim me trajnerin e tij Kaoponlek, të vendos për të marrë pjesë dhe mposht Giacomazzin, duke u kurorëzuar kampion në Itali për herë të dytë.
Ndjenjat patriotike ndaj vendlindjes së tij janë shumë të forta. Ai ka marrë nofkën “Shqiponja e Zezë” dhe konkurron me emrin “Iliria e lashtë”. Flamuri shqiptar është gjithmonë i pranishëm në çdo sfidë, por edhe stërvitje apo promovim.