Bora e madhe shkakton kaos dhe qindra aksidente rrugore

501
0

Si shkak i reshjeve të dendura të dëborës kanë ndodhur rreth 300 aksidente trafiku.

Kushtet e këqija klimaterike të motit kanë sjellë pasoja të rënda. Për shkak të sasisë së madhe të dëborës që ra kete mëngjes, në Kiev të Ukrainës kanë ndodhur rreth 300 aksidente trafiku. Sipas agjencisë ukrainase Unian, nënkryetari i shërbimit policor të Ukrainës, Aleksei Bilosicki, deklaroi se situata e trafikut është e komplikuar për shkak të kushteve të këqija klimaterike.

“Në këtë moment, të gjithë janë në shërbim të sanimit të pasojave. Është formuar shtabi i veçantë operativ për të menaxhuar dhe gjithcka, duke përfshirë policinë, shërbimet rrugore dhe emergjente”, tha Bilosicki.

Ai vuri në dukje se policia kishte paralajmëruar qytetarët t’i kushtonin vëmendje sigurisë teknike të automjeteve dhe vendosjes së gomave të dimrit. Ndryshe, 350 skuadra janë angazhuar në pastrimin e borës në Kiev.