Për 60-vjeçarin Biagio Vigna, e diela mbrëma duhej të ishte një ditë e zakonshme pune si gjithë të tjerat, por ndodhi krejt e kundërta. Italian që punon si parkues makinash pranë një diskoteke në Pinerolo, qytet në jugperëndim të Torinos zbuloi krejt rastësisht se ishte fitues i lotarisë italiane të zhvilluar gjatë ditës së Epifanisë.
“Isha duke ndihmuar djemtë të parkonin makinat, si zakonisht, kur dëgjova që tashmë ishte zbuluar fituesi i 1 milionë eurove. Kontrollova xhepin e pantallonave dhe vura se numri i thënë prej tyre përkonte me timin. Për pak desh pësova infarkt. Mora në telefon vajzën dhe i thashë që kisha fituar.
“Bileta është e jotja, bëj çfarë të duash me të. Për mua janë shumë para, nuk i dua” – kanë qenë fjalët e para që Biagio i tha të bijës. “Unë tashmë e kam jetuar jetën time, besoj se vajzës sime do i shërbejnë më shumë se unë”, –shprehet ai.