Fishekzjarret e Vitit te Ri, qindra zogj te shtrire në qendër të Romës

470
0

Qindra zogj kanë n gordhur në Romë pas fishekzjarrëve që u hodhën natën e Vitit të Ri. Lajmin e bëri të ditur grupi për mbrojtjen e kafshëve, që e quajti ngjarjen një m asakër.

Pamjet e rrugëve pranë stacionit kryesor të trenit në Romë treguan dhjetëra zogj të ng ordhur në tokë.

Shkaku i ngordhjes është ende i panjohur, por Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve deklaron se ka të ngjarë të ketë lidhje me tingullin e fortë të fishekzjarrëve në një zonë të pasur me pemë në të cilën shumë zogj bëjnë folenë e tyre.

Një zëdhënëse e kësaj organizate pretendon se është e mundur që zogjtë të kenë ngordhur nga frika. Mund të fluturojnë dhe të godasin njëri-tjetrin ose të godasin dritare ose linja elektrike dhe gjithashtu mund të ngordhin nga ndonjë sulm në zemër, tha ajo.

Një numër jashtëzakonisht i madh zogjsh ngordhën në Romë vitin që lamë pas, pavarësisht se kryeqyteti italian i ndalon qytetarët të ndezin fishekzjarre.