Filipinase të punësuara në Dhërmi, flet pronarja e biznesit: Shqiptarët nuk kanë me…

Në Sarajet e Pashait në Drimadhes shumica e punëtorëve që shërbejnë janë filipinase. E ftuar në emisionin Java në Dritare TV ishte pronarja e këtij biznesi Eva Bubeqi. Ajo tregoi se problemet me punonjësit shqiptarë, e kanë detyruar të hedhë sytë te punonjësit e huaj.

“Në jug gjithmonë kemi pasur probleme me shërbimin. Shumica e punëtorëve ikin të punojnë në punë sezonale jashtë vendit. Ideja për të sjellë të huaj në biznesin tim ishte shumë rastësisht. Në një kroçere pashë që stafi ishte filipinas dhe shumë i sjellshëm ndaj mendova pse të mos e kem edhe unë këtë standard në resortin tim.
U lidha me një agjenci ku punonin vajzat dhe përmes tyre bëmë kontratë. Ata nuk vijnë të punojnë vetëm në një sezon, sepse ne jemi të detyruar t’i mbajmë një vit me kontratë të plotë. Kulturën e punës e kanë të lindur. Gjithsecili prej tyre ka një profil të vetin, janë kuzhinierë, sanitarë dhe masazhatorë.

Ndërsa punonjësit shqiptarë nuk kanë kulturë pune. Vijnë në punë me vonesë, ndonjëherë nuk vijnë fare, kërkojnë leje në fluksin e punës. Shumë herë kam marrë edhe rolin e pastrueses. Unë i ofroj një rrogë të mirë, për sanitaret shkon në 50 mijë lekë të reja, plus pushim, akomodim dhe sigurime, por sërish sillen me një papërgjegjshmëri, çfarë më ka detyruar të mos punësoj më shqiptarë”, u shpreh zonja Bubeqi në Dritare TV.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.