Fico: Ne nuk detyrojmë askënd për tu vaksinuar, por ka gjithmonë mënyra..

199
0

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha se vaksinimi nuk është i detyrueshëm në vendin tonë. Por ajo shtoi se drejtuesve e kompanive të ndryshme mund të kërkojnë vërtetim për punonjësit e tyre që nuk janë të infektuar.

“Në Shqipëri vaksinimi nuk është i detyruar dhe praktikisht këtë e kemi ndjekur për një kohë të gjatë. Por ka disa elementë, siç janë grupet mjekë, arsimtarë, që përpos detyrës së mbrojtjes së vetvetes, kanë detyrë të mbrojnë edhe jetën e të tjerëve”, tha Fico e pyetur nga gazetarja e A2 CNN, Ornela Joti.

“Ne nuk detyrojmë askënd, por ka gjithmonë mënyra alternative që dikush të punojë në një vend të caktuar, por drejtuesit dhe administratorët të jenë të qetë që ky është brenda parametrit të punës. Ti nuk detyron njeri të vaksinohet, por nga ana tjetër ti mund të kërkosh që ai të provojë statusin jo infektiv të vetin”.