Najada Çomo merr vendimin e papritur për mandatin e deputetit

152
0

Mjekja e njohut Najada Çomo i ka komunikuar kryeministrit Edi Rama lënien mandatit të deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 prillit. Këtë e konfirmoi vetë Rama në mbledhjen e fundit të qeverisë për mandatin e dytë.

Sipas Ramës, Çomo ka kërkuar largimin nga posti i deputetes pa nisur ende mandati, për t’iu përkushtuar detyrës në Spitalin Infektiv.

“Më komunikoi largimin për të mos u ndarë nga skuadra e saj fantastike në Spitalin Infektiv, pikërisht në momentin kur varianti Delta i virusit nisi të rimbushë shtretërit e terapisë intensive. E falënderoj edhe publikisht për këtë shembull kuptimplotë të detyrës”, tha Rama.

Në një intervistë të dhënë për A2 CNN në muajin qershor, Çomo pati deklaruar se do të qëndronte në spital deri në nisjen e mandatit. Por me sa duket, gjatë verës drejtoresha e spitalit infektiv ka ndryshuar mendje.