Fevziu i shqetësuar për vajzat, ja çfarë më thoshte gjyshja gjithmonë

1158
0

I ftuar në emisionin Shiko kush Luan gjatë një interviste me Luana Vjollcën, moderatiru i njohur i ekranit shqiptar, foli rreth të ardhmes se vajzave te tij duke treguar se ai nuk ka ndërmend ti lërë në Shqipëri vajzat e tij.

Pjesë nga intervista:

Të ardhmen e vajzave e sheh brenda Shqipërisë apo jashtë?

Fevziu: Gjyshja ime më thoshte gjatë regjimit komunist, sa të hapet një shteg, ikni nga ky vend. Unë nuk ika. Besoj nuk jam penduar që nuk kam ikur. Por sot, do më pëlqente që vajzat e mia të mos jetonin në Shqipëri. Ky vend për fatin tonë të keq, ende është shumë maskilisk, nuk ka vlerësimin e duhur për femrat. Kjo është një nga fatkeqësitë e këtij vendi. Nëse shihni emancipimin, shihni raportin me femrat.