Moderatorja e njohur Rudina Dembacaj festoi një ditë më parë 33-vjetorin. Ajo është surprizuar nga partneri i saj Mark Frroku dhe ish-bashkëshorti Aleksi.
Përmes disa postimeve në “Instastory”, Rudina ka treguar se Marku e ka surprizuar me fishekzjarre dhe krahas postimit shkruan:
“Faleminderit dashuria ime. Faleminderit që bën çdo gjë që të më gëzosh.”
Në një postim tjetër ka zbuluar dhuratën e ish-bashkëshortit, Aleksit, me të cilin ruan një marrëdhënie shumë të mirë edhe pas ndarjes.
Ai i ka dhuruar një bluzë të personalizuar dhe një case për telefon, me inicialet e emrit të saj “R.D”.