Familjes shqiptare me 7 anëtarë në Gjermani i ndodh gjëma, u shkojnë në 2 të natës në shtëpi dhe…

590
0

Mbrëmjen e të martës është dëbuar një familje shqiptare nga Kosova me 7 anëtarë në Oelsnitz. Prindërit dhe pesë fëmijët ishin tërësisht të integruar, të punësuar dhe mbi të gjitha në klubin e futbollit SV Merkur, shkruan freiepresse.de.

“Ne nuk mund ta kuptojmë, as edhe punëtorët socialë,” tha këshilltarja e partisë së majtë Die Linken, Reiner Stöhr, rreth diskutimit aktual, se kush duhet ta lëshojë Gjermaninë dhe kush jo.

Familja kosovare kishte ardhur në Gjermani përpara tre vitesh, megjithatë Kosova u vendos në vendet me origjinë të sigurtë. Nga Bajerni, Chemnitz dhe Plauen në fund familja shumë anëtarëshe u vendos në Oelsnitz. Fëmija më i ri është lindur në Gjermani, përcjell albinfo.ch.

Familjes pasi nuk ju njoh azili, i pati kaluar edhe afati i “duldung”.

“Familja është marrë në dy të natës nga shtrati dhe është dëbuar,” thotë më tej Stöhr, e ckla khs`te ndjekur situatën. Ajo ka përcjellë familjen deri në Berlin, ku më pas kanë marrë aeroplanin për të fluturuar drejt Kosovës.

Babai përveç që fliste mirë gjuhën gjermane, punonte si përkthyes. Kurse tre djemtë e tij luanin me të rriturit e Merkur, kurse njëra vajzë aktivizohej me hendbollin e Oberlosaer.

Megjithatë integrimi i një familje nuk mund të vendosë për të ardhmen e azilkërkuesve të vendeve me origjinë të sigurtë. Për këtë Reiner Stöhr është e frustruar dhe e zemëruar.

“Duhet të pyesësh, se pse vjen deri te kjo mënyrë,” thotë në fund ajo.