Balla i shkel syrin presidentes kroate, Paloka habit me deklaraten..

422
0

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë mori pjesë edhe Presidentja Kroate Kitarovic.

Presidentja e Kroacisë është padyshim një ndër presidentet më bukuroshe në botë dhe ka arritur të tërheqë vëmëndjen e shumë mediave prestigjoze në botë.

Kjo falë paraqitjes së saj por edhe angazhimit në Botërorit 2018 në Rusi.

Gjatë vizitës së sotme në Shqipëri dhe fjalës në Kuvend ajo është njohur nga afër edhe me politikanët shqiptarë.

Por çfarë na ka shpëtuar nga fjala e saj dhe takimi në Kuvend?

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ka shkelur syrin Presidentes Kroate.

Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur ajo po takonte personalisht deputetët.

Gjesti është komentuar edhe nga deputeti PD Edi Paloka, që ka ironizuar kreun e grupit të PS.“Tao Derrkuc Palla ne rolin e play boy-t me Presidenten e Kroacisë…Do e ketë ngatërruar me ndonjë kroate tjetër …,” shkruan Paloka.

Momentin e sikletshëm mund t’a shihni në videon e bashkëngjitur lajmit