Familjarët e Mateos mbledhin firmat për dënimin kapital të Klodian Calamanit

230
0

Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, kanë nisur mbledhje firmash duke kërkuar mbështetje nga qytetarët që autori të dënohet me vd ekje. Kjo nismë është mbështetur menjëherë nga të pranishmit, ndërsa në kor qytetarët kanë thërritur: Të varet!

Babai i Mateos ka prirë, familjarët të cilët janë mbledhur tek sheshi i qytetit për të kërkuar sa më shumë mbështetës. Një moment prekës është thirrja e babait, i cili thotë  se ndonëse ai po ecën, shpirtërisht ka vd ekur.

“Babi është i vd ekur, sado që ecën në rrugë. Ngrihuni o popull, më iku fëmija 8 vjeç, nëse mund të të ndodh, larg qoftë mund të të ndodh ty, se nuk ma mban goja se po e vuaj vetë”, dëgjohet të thotë ai.