Falja e Fitër Bajramit, Komuniteti Musliman bën njoftimin e rëndësishëm për besimtarët

914
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton besimtarët orarin e faljes së Fitër Bajramit. Në njoftimin e mëposhtëm do të shihet agjenda e ditës.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin “Skënderbej”, më datë 10 Prill 2024, ora 06:55.

Programi i plotë i Fitër Bajramit:

06:25 – Hapja e programit

06:30 – Lexim Kur’ani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj

06:35 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:45 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli

06:55 – Falja e namazit të Bajramit, prin faljen kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

07:00 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja