Euron e kap kriza e koronavirusit, ndikon drejtpërdrejtë tek kursi i këmbimit, ja me sa u këmbye sot

657
0

Kursi i këmbimit valutor ka pësuar luhatje të medha nga situata e krijuar se fundmi.

Ditët e fundit të marsit monedha europiane kapërceu menjëherë në 131 lekë duke kapur nivelin më te lartë te dy viteve të fundit.

Sot, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 123.5 lekë, në rënie me mbi 6%, por ende lehtësisht mbi nivelet e parakrizës.