Skip to content

Euro prek fundin/ Monedha europiane kap nivelin më të ulët në dy dekada

    Euro ka prekur nivelin minimal përballë lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro tashmë po këmbehet me 111 lekë vlera më minimale e regjistruar në dy dekadat e fundit në vend.
    Kursi i këmbimit të euros ka rënë me gati 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Agjentët e këmbimit valutor shprehen se gjithçka është e ndikuar nga oferta e lartë e monedhës europiane në treg.

    Një faktor me ndikim në forcimin e lekut kundrejt euros mund të jetë edhe efekti I rritjes së normës bazë të interest nga Banka Qendrore e cila ka arritur në 3%, nga 0.5% që ishte një vit më parë.

    Një euro e dobët në këtë moment është një fakt pozitiv pasi ndikon direkt në nivelin e inflacionit.

    Pasi Shqipëria i importon produktet në euro duke bërë që qytetarët ti blejnë ato më lirë.

    Gjatë muajit mars inflacioni u ulu ndjeshëm duke prekur nivelin 5.3% dhe një shvlerësim i euros është një sinjal për një ulje të mëtejshme të inflacionit.

    Aktualisht kemi hyrë në në tremujorin e dytë të vitit, dhe flukset e turistëve pritet të shtojnë edhe më tepër euron në qarkullim. Kjo sipas ekspertëve pritet të ndikoj në një shvlerësaim tjetër të euros kundrejt lekut.

    Shvlerësimi i euros është pozitiv për të gjithë ata qytetarë që kanë kredi në euro pasi do të paguajnë më pak për këstin e radhës

    .Po ashtu dhe për borxhn e jashtëm të qeverisë.

    Rënia e euros përballë lekut dëmton bizneset eksportuese të mallra dhe shërbimeve, që sigurojnë të ardhura në valutë, por shumicën e shpenzimeve i kryejnë në lekë.