Ky është qyteti italian ku mund të gjobiteni për një ‘selfie’

264
0

Nëse qëndroni shumë gjatë duke bërë foto në qytetin italian të Portofinos do të gjobiteni me 275 euro. Ky vendim, sipas autoriteteve do të shmangë trafikun në qytetin luksoz e shumëngjyrësh.

Sipas kryebashkiakut të gjithë ata që ndalojnë të bëjnë foto bllokojnë rrugët dhe trafikun. Ai shtoi se njerëzit që bëjnë selfie shkaktojnë “kaos anarkik”.

Qeveria lokale e nisi  vendimin gjatë fundjavës së Pashkëve dhe planifikon të mbajë rregullin e vendosur për selfie deri në fund të sezonit të festave në tetor.

Për turistët që janë të dëshpëruar për të bërë një selfie në zonat e ndaluara, ndalimi hiqet çdo ditë në orën 18:00.

Portofino nuk është i vetmi qytet ku autoritetet i kanë ndaluar njerëzit të bëjnë selfie.

Autoritetet e Japonisë i kanë ndaluar njerëzit të përdorin shkopinj selfie në të gjithë rrjetin hekurudhor. Në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzve u është ndaluar të bëjnë selfie në pjesë të Kullës së Londrës për shkak të shqetësimeve të sigurisë që lidhen me Kurorën Mbretërore. Në Spanjë, qeveria i ka ndaluar njerëzit të bëjnë selfie gjatë eventit vjetor të vrapimit të demave, në rast të kundërt gjobiten me 3000 € .