Euro dhe Dollari dobesohen, ja si e mbyllën javën monedhat e huaja në raport me lekun

230
0

Monedha europiane e mbylli javën me rënie në raport me lekun pasi fitoi disa pikë gjatë ditës së djeshme. Duket se euro është “stacionuar” nën kufirin 116.90 me lekun prej disa javësh duke fituar dhe humbur pikë nga dita në ditë .

Sipas Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 116.77 lekë gjatë ditës së sotme, ndërkohë që një ditë më parë këmbëhej me 116.91 lekë.

Rënia në raport me lekun kanë patur edhe dollari me paundin britanik gjatë ditës së sotme.

Monedha amerikane u këmbye me 114.22 lekë, ndërkohë që paundi britanik u këmbye me 138.49 lekë duke pësuar edhe zhvlerësimin më të madh sot krahasuar me monedhat e tjera.