Euro ëshët dobësuar kundrejt lekut. Aktualisht monedha europiane po këmbehet me 114 lekë duke prekur nivelin më të ulët të regjitruar gjatë këtij viti. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro ka humbur gati 4 pikë kundrejet monedhës shqiptare që prej fillimit të janarit kur preku nivelin prej 118 lekë.
Mbivlërësimi i lekut kundrejt monedhave të huaja ëshët shumë pozitiv përsa i përket ecurisë së çmimeve të produkteve në vend.
Shqipëria importon mallrat në euro dhe i shet në lekë duke ndikuar direkt në uljen e tyre.
Janë disa faktorë të cilat kanë mbivlerësuar lekut gjatë muajit të fundit.Nga të dhënat zyrtare konstatohet se eksportet janë rritur . Sipas të dhënave të INSTAT në janar eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë duke pësuar një rritje me 20,2 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Po ashtu edhe rritja e turistëve gjatë muajve të parë të këtij viti ka shtuar ndjeshëm qarkullimin e euros në vend.
Për shkak të inflacionit të lartë Banka e Shqipërisë ka rritur normën bazë të interesit në 2.75 % dhe kjo politikë ndikon po ashtu në forcimin e monedhës kombëtare.
Me tendencë rënëse gjatë këtij viti ka qenë edhe monedha amerikane e cila aktualisht po këmbehen me 107 lekë.
Shvlerësimi i dollarit është shumë i rëndësishëm pasi ndikon në çmimin me të cilin Shqipëria blen karburantet në tregjet ndërkombëtare.