Ky është “7 Marsi” i parë për Elona Demirin. 28-vjecarja nga Elbasani është mësuesja më e re në shkollën “Vaçe Zela” në Tiranë.
Ndryshe nga miqtë e saj që ende punojnë në “call center”, ajo ka arritur të hyjë në arsim, pasioni i saj i hershëm siç thotë ajo. Paga e një mësuesi të ri në profesion nuk i kalon 55 mijë lekë në muaj, shumë më pak se ajo që marrin miqtë e Elonës në “call center”.
Mësuesja e re e anglishtes uron që ky profesion të vlerësohet si duhet jo vetëm financiarisht. Në Shqipëri degët e mësuesisë në Universitete kërcënohen nga mbyllja. Të rinjtë nuk e duan më këtë profesion për shkak të vlerësimit të ulët financiar e jo vetëm.
Ndryshe nga Elona në Tiranë, Afrodita Hay në Zvicër nuk e feston “7 Marsin”. Por mësuesja shqiptare e gjermanishtes na tregon se sa i vlerësuar është ky profesion në vendin ku ajo jeton e punon prej më shumë se 14 vitesh. Vajza e dy prindërve arsimtare në Shqipëri tregon se ndihet keq që edhe pensioni i prindërve te saj, pas vitesh të tera pune është shumë i ulët. Por kur e pyesim për të ardhmen e të birit, nuk heziton të zgjedhe mësuesinë, por jo ne Shqipëri.
Ndërsa prindërit në Shqipëri, veçanërisht ata që janë mësues, përpiqen t’u tregojnë fëmijëve profesione të tjera për të ardhmen.
“Është një profesion shumë i vlerësuar dhe respektuar, edhe i shpërblyer nga ana financiare. Ky është një nga profesionet e paguara më së miri në Zvicër, 6500 në shkollën fillore, deri në 15 mijë franga në gjimnaz”.