Ermali dhe Ami me biznes të ri në Pragë? E hapëm edhe një biznes këtu..

2016
0

Ermal i dhe Ami së fundmi janë për disa ditë me pushime me familjen në Pragë dhe kanë ndarë me ndjekësit disa nga momentet më të bukura atje.

Në disa foto të shpërndara ajo shfaqet krah Ermal Mamaqit, por ka fotografuar edhe disa nga vendet më të bukura të Pragës.

Ndërsa një nga fotot shfaqet një lokal me emrin e saj Caffe Ami”, moderatorja shkruan: E hapëm edhe një biznes këtu.

Mesa duket është një shaka e Amit kjo pasi është një lokal në Pragë që rastësisht mban emrin e saj.

Kujtojmë që ajo e ka tashmë biznesin e saj të fustaneve, jo vetëm në kryeqytet, por edhe në disa qytete të Shqipërisë.