Ermal Meta refuzon bekimin apostolik të Papa Françeskut?

440
0

Kantautori me origjinë shqiptare, Ermal Meta, vijon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike në Itali.

Së fundmi ai është nderuar në Itali me çmimin “Artisti më i mirë Live 2018”, çmim që është vendosur nga stafi i Area Stampa 360.

Ky çmim vjen pas një seri suksesesh të Ermal Metës, që së bashku me Fabrizio Moron fitoi Sanremon, dhe përfaqësuan Italinë në Eurosong.

Një tjetër ngjarje e rëndësishme për kantautorin nga Fieri ishte marrja e bekimit apostolik të Papa Françeskut.

Të paktën kështu duhet të ishte, por Meta ka lënë të kuptohet gjatë një koncerti në Chieti, se nuk është i disponueshëm për të marrë një mirënjohje të tillë, raporton cefaluweb.com.

Kësisoj, sipas sajtit italian ai demonstron haptazi se është pak i interesuar për marrjen e bekimit të Papës.