Ermal Meta flet shqip, iu drejtohet gazetarëve: Mos spekuloni me jetën time

542
0

Këngëtari shqiptar duke iu referuar lajmeve në media shprehet se fjala bastard në këngë nuk ka të bëjë aspak me familjen e tij, po me terrorizmin.

Postimi i Ermal Metes:

Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:

Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër.

Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.

Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla. Falemnderit për vëmëndjen. Ermal Meta.