Ermal Meta e akuzoi për dhunë, babai i tij habit me intervistën e çuditshme

887
0

Lajmet për dhunën që i ati i kishte ushtruat Ermal Metës shpërthyen dje në të gjithë mediat.

Pas suksesit që korri në Sanremo duke rrëmbyer fitoren, Ermali tha se kishte krijuar një këngë për një djalë që abuzohej nga i ati frymëzur nga një histori personale.

Gazeta online shqiptare “Corriere degli albanesi incazzati” i mori intervistë pas fitores së djalit, babait të fituesit.

Corriere: A jeni të entuziazmuar nga fitorja e djalit tuaj?

Babai: Po ku ka baba që nuk gëzohet për fitoren e çiliminjve të tij.

Corriere: Si erdhët në Itali, me gomone?

Babai: Jo po me not. Po jo o vlla, ça është ky muhabet që gjithë shqiptarët vijnë në Itali me gomone? Me autobuz që hipi në traget erdha.

Corriere: Kishit vizë?

Babai: Patjetër që kisha. I kisha blerë 2.000 euro copën shkruan dritare.net.

Corriere: Si ka mundësi që keni blerë vizën?

Babai: Si do të kishte mundësi mos ta blija, thuaj.

Corriere: Si kanë qënë marrëdhëniet me Ermalin?

Babai: Si të gjithë baballarëve me fëmijët.

Corriere: E keni keqtrajtuar? Keni përdorur dhunë ndaj tij?

Babai: Tani, nëse e keni fjalën për ndonjë pëllëmbë, edhe ia kam dhënë.

Corriere: Ermali thotë që keni abuzuar me të?

Babai: Epo ça të bëjë edhe ai i shkreti? Duhet të thotë ndonjë gjë. Po shyqyr që nuk tha se jam gay se do na kishte turpëruar fisin e nuk do na linte fytyrë të dilnim në Fier.

Corriere: Nuk keni abuzuar fare?

Babai: O vlla, po të jetë për ndonjë pëllëmbë që kam dhënë, i bie që gjithë shqiptarët të jenë të dhunuar. Ne kur na çonin në shkollë, porosia e parë që prindërit ju jepnin mësuesve ishte “mos ja kurse pëllëmbët këtij timit se është harrakat”. Po edhe ju mos bëni kaq buzëhollë se nga ju i mësuam gjithë hiletë.

Corriere: Cilat ishin arsyet që e qëllonit.

Babai: Po sa herë shkonte në banjo, harronte të shtypte ujin. Qelbej shtëpia. I flisnja një herë e dy, e kur nuk vinte mend i hiqnja ndonjë turinjve. Pastaj kur vija nga puna, ai i binte një pianoje që ia kisha blerë për ditëlindje. Unë i thosha: Pusho; ai fillonte e këndonte. Unë doja të flija pak, ai hapte manjetofonin. Epo nerva janë, dhe ja këpusnja ndonjë turinjve.

Corriere: Çfarë këngësh preferonte Ermali të dëgjonte kur ishte i vogël?

Babai: Këngë popullore. Dëgjonte shumë këngët e grupit të Sheqit të Madh dhe Lapardhasë. Kur u rrit pak, pëlqente Kozma Dushin.

Corriere: Kënga e djalit tuaj bënte fjalë për terrorizmi dhe që nuk duhet të dorëzohemi përpara tij. Keni qenë të kërcënuar nga terrorizmi në Shqipëri?

Babai: Po jo o vlla, ne evgjitët në Shqipëri i kemi në zap, nuk i lëmë të livadhisin si këta tuajt këndej.

Corriere: Ju falenderojmë për intevistën.

Babai: Sa herë të duash vlla.