Banka e njofton për pagën, reagimi i pedagogut shqiptar duhet duartrokitur

667
0

Romeo Hanxhari, një prej pedagogëve të Universitetit të Tiranës ka protestuar në një mënyrë origjinale ndaj ndryshimeve në ligjin për arsimin e lartë duke refuzuar të marrë pagën.

Banka e nivelit të dytë i ka dërguar atij mesash se paga i është hedhur në llogari, por Hanxhari thotë se e refuzon atë pagë që i vjen e vjelur nga tarifat e studentëve dhe se është shteti ai që duhet të paguajë.

“Une si pedagog i UT e refuzoj pagen nese ajo me vjen nga tarifat e studenteve te mi! E patolerueshne!
Ne jemi Universitet Publik. Pagen duhet te na e paguaje Qeveria e ketij shteti. Por Qeveria jep vetem 9 paga, dhe jo 12 te tilla. Dhe thote “3 pagat e tjera merrini nga tarifat e studimeve te studenteve”. Eshte njesoj sikur t’u thuash mjekeve te sistemit publik “3 paga merrini nga tarifat e pacienteve”. Kjo eshte antikushtetuese. Une refuzoj pagen dhe protestoj!”., -shkruan ai në Facebook