Erjon Braçe jep lajmin e pritur për tarifën në rrugën e Kombit

Në lidhje me tarifën e kalimit në rrugën e Kombit reagoi sërish deputeti i PS-së, Erjon Braçe.

Ai dha një lajm të mirë duke u shprehur se kryeministri Edi Rama po negocion me kompaninë koncesionare në bazë të neneve përkatëse për taksën e rrugës së Kombit.

“Sot është tamam në kohën ku po negociohet sipas neneve të qarta në kontratë dhe sot jemi në kohën kur qeveria dhe kryeministri vetë po negocion me kompaninë koncesionare pikërisht mbështetur në nenet. Zgjidhja është kjo që po negociohet dhe me kompaninë në bazë të neneve të kontratës”, tha Braçe.

Sipas tij po negociohet që përdoruesit e shpeshtë të rrugës duhet të marrin një dokument apo një abone për tarifë të reduktuar.

“E para dhe mbi të gjitha përdoruesit e shpeshtë të rrugës do operojnë me një abone me tarifë të reduktuar. E ka thënë kryeministri që ditën e parë. E dyta, është pjesa e kompensimit që do t’i vihet në dispozicion kontraktorit, palës publike në marrëdhënien koncesionare me kompaninë për tu kompensuar çdo njeri që preket nga tarifa e vendosur në rrugë.

Së treti po negociohet dhe natyrisht kam marrë informacion edhe pas seancës në komision se po negociohet për të gjithë banorët rreth e qark autostradës që duan hyrje dhe dalje në autostradë për të patur aksesin për të shkuar në shtëpitë e tyre”, tha Braçe në “Ora News”.

- Advertisement -

Cudira shqiptare/ “Po dalin eshtrat në sipërfaqe”, qytetari bën zbulimin shokues..

Feti Egra, një qytetar në Tiranë thotë se në vendin ku ka varret e fisit të tij, rreth 20 vendpushime të atyre që kanë...

Ftohte apo ngrohte? Ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti pritet te permiresohet dhe temperaturat pritet te rriten gradualisht me 2-3 grade gjate diteve ne vijim. Mot i kthjellet...

Me tabela të kuqe në duar, Rudina Magjistari zbulon risinë në programin e saj

Emisioni “Rudina” pasditen kësaj të mërkure nisi ndryshe në ekranin e Televizionit Klan. Moderatorja, Rudina Magjistari ndryshe nga herët e tjera hyri në studio...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.