Erion Veliaj tregon çmendurinë më të madhe që ka bërë për bashkëshorten

841
0

Erion Veliaj ishte i ftuar special në emisionin “Mos i fol shoferit” . Veliaj ka zbuluar detaje të shumta nga karriera dhe jeta e tij private. Ai ka treguar se për të familja është e shenjtë dhe se përpiqet t’i dedikojë sa më shumë kohë njerëzve më të dashur.

Kryebashkiaku ka vërtetuar shpesh se ka një marrëdhënie për t’u admiruar me partneren e tij, Ajola Xoxa, për të cilën ka bërë edhe gjëra të çmendura. Gjatë emisionit Veliaj ka rrëfyer se për Ajolën ka lënë një konferencë të rëndësishme dhe këtë e konsideron si çmendurinë më të madhe. “Çmenduria më e madhe ka qenë kur kam ardhur nga një fluturim shumë i largët. Ajo ishte mërzitur për ditëlindje dhe anulova një konferencë, sepse e vura re që e donte shumë prezencën time”, – ka rrëfyer Erion Veliaj.

Ai ka treguar se në shtëpi nuk është bashkëshorti perfekt, sepse nuk di të skuq as një vezë. Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj kanë katër vite si çift i martuar dhe sot janë prindër të një djali.