Gazetarja përplas një person në autostradë, kalimtari përfundon në krahun tjetër të rrugës (Video)

1178
0

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Një person është përplasur nga një makinë teksa ka qenë duke kaluar rrugën. Nga përplasja e fortë është thyer edhe xhami i makinës, ndërsa shihet i shtrirë në tokë edhe i aksidentuari pranë të cilit janë mbledhur disa kalimtarë.

Bëhet me dije se personi i cili ka aksidentuar kalimtarin ka qenë pikërisht gazetarja Mira Kazhani.

Nga aksidenti është dëmtuar makina me të cilën po lëvizte gazetarja, ndërsa i plagosuri fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burri i aksidentuar është përplasur në momentin kur po kalonte rrugën për të shkuar tek stacioni i autobusit. Ai ndodhet në spitalin ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka qenë në krahun në të cilin makina po ecte, por nga përplasja ai ka përfunduar në korsinë tjetër të rrugës. Identiteti i të riut ende nuk është bërë me dije.