Erion Isai shpallet kryebashkiak i Kolonjës, ka dy fjalë pas fitores

859
0

Disa orë më parë përfundoi procesi i numërimit të votave në Kolonjë dhe në Bashkinë e Kolonjës fitoi aktori i njohur Erion Isai. Erioni ka fituar me 4279 vota. Ndërsa Fatjon Feka mori 304 vota.

Pas fitores, Isai reagoi me një postim në Instagram ku bën të ditur se fitoi me 93% të votave dhe shkruan “Faleminderit Kolonja 4279 zemra”.

Erion Isai u shpërngul në Kolonjë së fundmi bashkë me familjen pasi dëshironte të qëndronte pranë njerëzve të vendlindjes së tij.

Pak kohë më parë Isai mbante edhe postin e drejtorit të Teatrit të Kukullave, nga i cili hoqi dorë muajin e kaluar.