Erion Braçe humb njeriun e shtrenjtë, mesazhi ne rrjetet sociale

144
0

Erion Braçe ka njoftuar ndarjen nga jeta të xhaxhait të tij. Ai ka publikuar një postim bashkë me një foto dhe shpreh fjalët më të ndjera për atë.

Mesazhi nga Erion Braçe:

KARAFIL BRAÇE ISHTE XHAXHAI IM! Deri sot ne mesdite,

79 vite djale, burre, baba e gjysh, vella me tim ate e xhaxha per mua.

Kur lindi shekullin e shkuar, i ati i vuri emrin e babait te tij, Karafilit; bashke me emrin i dha edhe karakterin e tij, nje burri e oficeri qe jetoi jeten ashtu sic donte, ku donte.

Ate nuk e njoha kurre, ama te gjithe me thonin se xhaxhai im ishte Ai, i njejti karakter, e njejta jete deri sot;

Zgjodhi te bente jeten qe donte, te ndertonte familjen qe donte, te bente punen qe donte, te ikte e vinte shpejte, me shpejtesine e nje motorri qe gjithnje ishte me i fundit qe Ushtria kish, here ne qytet, here ne fushime, reparte, here ne uzina ushtarake e heren tjeter ne baza ushtarake, here ne tunele mes malesh qe fshihnin katjusha e heren tjeter ne vendqendrime nendetsesh;

Me mendjen per te bere ndryshe nga te tjeret, gjithnje me revista te huaja, teknike, ne dore e prej te cilave modifikonte gjithcka per paisjet ushtarake ketu;

Kurre nuk e mori nje grade dhe ishte zgjedhje e tij, donte te ishte i lire, i denje per jeten qe donte, jo per graden qe e priste. Asgje se pengoi te bente jeten e tij, i sfidoi te gjithe me kostum, kollare, syte qiell, bastun ne dore, motorr nga Vespa tek Honda e pazakonte per moshen;

Sfidoi shendetin e mjeket te cilet i caktuan vec 5 vite me shume e ai i beri 35 vite plus, duke i jetuar dite me dite sic desh vete, me nje gote vere te mire perpara qe perhere behej shishe!

Edhe sot, iku sic donte vete pa i dhene kerkujt nder ne mundesine ta kishim edhe me gjate; i la te gjithe mire e te plotesuar! Lamtumire xhaxh!