Skip to content

Erdhi në Shqipëri për të fundosur Berishën? E dashura e Haxhias tregon të vërtetën

    A ka ardhur Izet Haxhia në Shqipëri për të fundosur Sali Berishën?

    Me anë të një postimi në Facebook, e dashura e Haxhias ka reaguar duke zbardhur të vertetën e ardhjes së ish-truprojës së Berishës në Shqipëri.

    Në postimin e saj shkruhet se Izeti nuk ka bërë asnjë marrëveshje dhe nuk ka marrë mbështetjen e askujt.

    Postimi i plotë

    Miq te dashur te Izetit!

    Ne radhe te pare, keni te gjithe nje pershendetje dhe falenderim nga Izeti! Eshte mire, eshte i vendosur dhe i palekundur ne te Vertetat e tij!

    Me kerkoi te komunikoja dicka:

    Izet Haxhia, ne menyre kategorike, apsolute dhe te panegociueshme nuk ka bere ASNJE marreveshje, ASNJE shitje-blerje, ASNJE bisede te fshehte a te pa-fshehte, me apsolutisht ASNJE krah te politikes ne Shqiperi!!!!

    Qofshin te majte, apo te djathte!! Cdo spekullim mbi kete teme, eshte i genjeshtert dhe leverdises per ata qe i fshihen te vertetave!!

    Deshmitari me i pare dhe i besueshem per kete, eshte Zoti vete!!! Ai u vetedorezua me deshiren e tij te lire, per te kerkuar te drejten legjitime, si cdo shtetas tjeter, te gjykohet me DREJTESI!!

    Izet Haxhia,eshte teresisht i shkeputur nga cdo politikan shqiptar dhe kete e ka zgjedhur vete ai, me integritetin dhe burrerine qe e karakterizon!

    Por, nuk eshte i vetmuar nga shqiptaret, nga une, nga ty, nga ti tjetri, nga ne te gjithe! Qe duam drejtesi per cdo bashkekombas tone! Drejtesi per te pafajshmit dhe drejtesi per fajtoret!!!

    E dyta, nje FALENDERIM te vecante per personelin e burgut 302, te cilet po e trajtojne me korrektese dhe profesionalizem maksimal
    Me shpresen tek Zoti dhe tek e Verteta, le te solidarizohemi te gjithe ne kerkesen tone per Drejtesi!

    Qofshi te gjithe te lumtur e te plotesuar ne jetet tuaja! / http://www.albeu.al/shqiperi/erdhi-ne-shqiperi-per-te-fundosur-berishen-e-dashura-e-haxhias-tregon-te-verteten/396006/