“Erdhi katundarja në mes të Bllokut”, çunat “trendy” të klasës tallnin nxënësen ekselente, por më pas…

4060
0

Dy nxënës të shkollës “Petro Nini Luarasi” ftuan në “Ka një Mesazh për ty” Jetën, shoqen e tyre të klasës për t’i kërkuar falje dhe për t’i treguar sa krenarë ndihen për të.

Florian Stafa dhe Brendon Pojani, e kishin tallur atë pasi i dukej si thjesht “një katundare në mes të Bllokut”, pasi Jeta banonte në zonën e Yzberishtit.

Ajo i duroi dhe nuk u konfliktua me ta megjithëse ata e lëndonin psikologjikisht. Sipas djemve, Jeta ishte ajo që i ndryshoi mendimin pasi filloi të shoqërohej me të tjerët dhe i tregoi se sa e aftë ishte jo vetëm në mësime por edhe të hynte në zemrat e tyre.

Ata i kërkuan falje publikisht dhe tashmë e konsiderojnë si miken e tyre më të mirë.