Ish ministri Tahiri bëhet baba për herë të dytë, zbulon domethënien e emrit të veçantë që i ka vendosur të birit

621
0

Saimir Tahiri është bërë baba për të herë të dytë. Bashkëshortja e tij Fatlinda Berisha ka sjellë në jetë djalin të cilin e kanë quajtur: Goliku. Ish-ministri i Punëve të Brendshme ka ndarë në rrjetet sociale foton me të birin e porsalindur. “Im bir Goliku”, shkruan ai.

Drini është djali i parë i çiftit Tahiri që tashmë familjes së tyre ju shtua pjesëtari më i ri.

Por çfarë domethënie ka Goliku? Goliku është mali më i vjetër në Tepelenë, qytet prej nga është me origjinë edhe Tahiri.

Mali i Golikut, ndodhet në pjesën jugore të rrethit të Tepelenës. Ngjitja bëhet nga fshati Lekel dhe nga Peshtani. Në këtë mal është zhvilluar një nga betejat më të njohur mes Italisë dhe Greqisë dimrin e vitit 1941, ku humbën jetën mijëra të rinjë.

Banorët tregojnë se lufta u zhvillua mes dëborës dhe acarit ku shumë vdiqën edhe nga uria. Më së shumti ata që kanë humbur jetën janë të rinj, të moshës 17 – 25 vjeç, të detyruar nga ligji i luftës për të marrë pjesë në betejë. Shifrat janë të ndryshme. Thuhet se gjatë përballjes Italo-Greke në majën e Golikut kanë humbur jetën mbi 8 mijë djem.

Ushtarët e vrarë janë varrosur qarkun e Gjirokastrës në Këlcyrë dhe Bularat.