Epidemiologu Muka: COVID është njesoj si gripi, shumica e shqiptarëve e kanë kaluar pa problem, nuk duhet te shqetesohemi

700
0

Taulant Muka tregoi në emisionin “Quo Vadis” se nuk duhet t’iu kushtohet vëmendje vetëm të infektuarve që virusi iu ka shkaktuar komplikacione të rënda, por edhe ata individë që e kanë kaluar koronavirusin lehtë dhe pa probleme.

Teksa e krahasoi COVID-in me gripin, Muka tha se qetësimi i qytetarëve duhet të jetë primar.

Merr 500 trajtime që nuk duhen përdorur etj, dhe kjo më pas ndikon edhe në progresin tënd të sëmundjes që nuk është e lidhur me Covidin në vetvete, por me efektet anësore të keqmenaxhimit të Covidit. Pramdaj them që duhet të rrezatojmë pozitiv. Duhet të fokusohemi te rastet pozitive, ti e ke kaluar pa problem, sa shqiptarë e kanë kaluar pa problem situatën Covid. Është njësoj si gripi, po të merrnim cdo rast të gripit ta kalonim në media edhe ne gripin do e kalonim më keq se sot. Prandaj them që të jemi më racional, të nxirrnim dhe rastet pozitive në media, që e kalojnë pozitivisht pa problem, që edhe njerëzit të qetësohen dhe në këtë mënyrë të rrezatojmë pozitivitet.”