Epidemiologu i njohur: Ky qytet i Shqipërisë mund të jetë afër imunitetit të tufës

3869
0

I ftuar në emisionin e “Abc-së së mëngjesit” epidemiologu Dritan Ulqinaku, tha se edhe pse ka një rritje të konsiderueshme të të infektuarve krahasuar me muajt e parë të fillimit të pandemisë, vde kshmëria vijon pothuajse e njëjtë.

“Po të jetë i ngjashëm me viruset e tjera që kanë qarkulluar vite më para, me rritjen e infektueshmërisë ulet dhe virulenca pra vdekshmëria. Shifrat tregojnë se jetet e humbura në të gjithë botën në ditë shkojnë rreth 5 mijë ndërsa infektimesh nga 80 mijë që ishin 4 muaj më parë sot kanë shkuar tek 350 mijë, ndërkohë që numri i vdekjeve pothuajse nuk ka ndryshuar.”, tha epidemiologu.

Përsa i përket shtrimeve në spital, Ulqinaku tha se në dukej rastet e shtrimeve në spitale në ditë mund të jenë të vogla, por duke patur parasysh kapacitetin mjekësor, mund të ndikojë në ezaurimin e burimeve të specializuara.

Ditët e fundit vihet re një rritje tek 5-6 raste. Sigurisht është shqetësues sepse nëse vazhdojnë të rriten me këtë ritëm, në ditë nuk duhet asgjë e madhe por pas 20 ditësh ezaurohen dhe burimet e specializuara. Kemi thënë që ka rezerva përsa i përket spitaleve Covid 3 apo 4, por a e kemi Piperon, Kalon apo të tjerë atje.”, tha ai.

Duke komentuar rastin e Krujës që ishte një nga vatrat e para të shpërthimit të Covid-19, Ulqinaku tha se mund të jemi afër “imunitetit të tufës”. “Duke diskutuar me një kolegun tim në Krujë, sepse dihej që ishte një nga vatrat e para. Tha mund të jemi afër ndoshta imunitetit të tufës në Krujë. Mund të fillojë dhe në Shqipëri si të thuash që numri i lartë i infektimeve që kanë ndodhur deri tani mund të ndikojë pozitivisht në mos rritjen më të rasteve. por në shifra të përgjithshme, jemi prapë lart dhe duhet të ndihemi të frikësuar dhe të matur.”, tha ai.

Ndërkaq, ai komentoi dhe peticionin e firmosur nga disa shkencëtarë pak ditë më parë kundër një tjetër bllokimi, në mënyrë që rinia të fitojë ‘imunitetin e tufës’. Sipas tij, ajo që është e rëndësishme është mbajtja e distancës me moshat e dyta apo të treta, duke argumentuar se infektimi nëpërmjet sipërfaqeve nuk është i lartë, por duhet mbajtur distanca e duhur.

“Moshën e dytë dhe të tretë ta kemi të shkëputur nga kjo grupmoshë, Liria qëndron në momentin që ti nuk infekton të tjerët. Edhe po jetove bashkë me prindërit, mund të kesh qoshet e tua. Kam përshtypjen që më tepër se një orë aktive në shtëpi nuk e kalon, pjesa tjetër është jashtë shtëpisë dhe në momentin që shkon në shpi i thua rri në cepin e kolltukut.

Nuk është shumë e lartë transmetueshmëria nëpërmjet një luge, nëse do të ishte kështu numri do të ishte më i lartë. Distanca e transmetimit është një metër e gjysmë dhe më afër, dhe nëse mbajmë një distancë mbi një metër e gjysmë, jeto me prindërit, përqafo me vështrime. Ajri ekziston gjithmonë por shanci i rrezikut është shumë i ulët.”, tha epidemiologu.