Emri/ Kush është zyrtari i lartë që u arrestua sot nga SPAK se bashku me 18 persona te tjere?

2028
0

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka deklaruar se mes të arrestuarave nga operacioni i SPAK ditën e sotme është dhe shefi i krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, Leonard Palushi.

Në konferencën për mediat, ku dhanë detaje të operacionit bashkë me drejtorin e Policisë Gledis Nano, Kraja tha se ndaj Palushit është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës.

Ndër të tjera Kraja u shpreh se nuk mund të japë detaje lidhur me implikimin e tij, për sa kohë hetimet janë në zhvillim.

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano deklaroi se sot u arerstuan 18 persona dhe u kontrolluan 20 banesa dhe s eoperacioni vazhdon.

Gjatë operacionit policor të koduar “Golden bullet” janë ekzekutuar 18 masa sigurimi, mga 32 të lëshuara nga SPAK prej të cilave:

٠9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP, në ngarkim të shtetasve:

1. Nuredin Dumani, 35 vjeç 2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç 3. Altin Ndoci, 35 vjeç 4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç 5. Skerdi Tasi, 31 vjeç 6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç 7. Ilirian Feci, 47 vjeç 8. Enver Diva, 43 vjeç 9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

٠9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit:

1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç 2. Leonard Palushi, 41 vjeç 3. Gentian Sharra, 48 vjeç 4. Fatos Gosa, 54 vjeç 5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç 6. Petrit Qoli, 51 vjeç 7. Agron Qoli, 52 vjeç 8. Agron Qafa, 48 vjeç 9. Asllan Plaku, 30 vjeç