Skip to content

Emina Çunmulaj “shpërthen” në lotë për të prekurit, ja sa para dhuron modelja

    Të shumtë kanë qenë personat që janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti.

    Prej tyre është edhe modelja e njohur shqiptare që jeton në ShBA, Emina Çunmulaj.

    Në një lidhje direkte me Skype në emisionin special të NIN-it, në Kosovë, për mbledhje fondesh për Shqipërinë, ajo njoftoi se dhuron 10 mijë dollarë.

    Gjatë lidhjes live ajo nuk u përmbajt “shpërtheu” në lotë, por njoftoi se shumë shpejt do mbërrijë në Shqipëri.