Emigrantët ende pa zgjidhje, kërkojnë marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë për përfitimin e pensionit

332
0

30 vite pas eksodit shqiptar në Itali, ende nuk ka një marrëveshje të unifikuar  për përfitimin e pensionit.

Përpara ambasadës  italiane, kryeministrisë dhe ministrisë së Financave në Tiranë dhjetëra emigrantë u bënë bashkë për të kërkuar mbështetje nga shteti mëmë.

“Këta pensionistë nuk kanë pse të presin moshën 67 vjeç siç është tani mosha në Itali, por mund të dalin në moshën 62 vjeç në pension në qoftë se i kanë 38 vite punë. Të gjithë këta i kanë mbi 40 vite punë, por nuk i quhen sepse nuk i bashkohen këto vite pune, i kanë të ndara në dysh. Disa vite i kanë lënë mbrapa në Shqipëri, disa vite i kanë të mbartura në Itali.”

Ata kërkojnë  një sqarim se ku kanë shkuar kontributet e tyre të depozituara ndër vite. Ata gjithashtu thonë se pensionet e tyre janë një premtim i pambajtur i qeverisë Rama.

Sipas këtyre llogaritjeve vetëm për 22 milionë euro nuk bëhet ky program.”

“Taksat i kam paguar zonja  ministre. Ato që kanë derdhur kontributet e tyre ta kanë mbushur arkën për të paguar pensionistët italianë, kurse  ne konsiderohemi si të dorës së dytë. Pikërisht për mungesën dhe neglizhencën e politikës suaj. Është Rilindja ajo që në 2013 e kishte në program zonja ministre dhe na latë në mes të baltës.”

Kjo është protesta e tretë që emigrantët shqiptarë  në Itali zhvillojnë  për unifikimin e ditëve të punës mes dy vendeve.

E drejta për këtë çështje  që  prek rreth 1 mln shqiptarë që banojnë në Itali, do të kërkohet përmes protestave të tjera të përshkallëzuara nëse nuk do të këtë një zgjidhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.