Përmbytje të jashtëzakonshme në Tropojë, Emergjencat Civile japin alarmin: 7 familje të bllokuara..

263
0

Komisioni i Mbrojtjes Civile i Prefekturës së Kukësit ka dhënë informacion në lidhje me situatën në Qarkun e Kukësit.

Raportohet se situata më emergjente paraqitet në Bashkinë e Tropojë. Emergjencat Civile njoftojnë se situata më e rëndë është në njësinë Administrative Bytyç dhe Mergegaj pasi ka përmbytje të jashtëzakonshme.

“Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësi i EC-së bashkisë Tropojë  si rezultat i reshjeve te shiut : gjendja ne fshatin Fushe-Lumi te Nj. Adm. Margegaj dhe në fshatin Vlad të Nj. Adm. Bytyç ka përmbytje te jashtëzakonshme”.

Situata më e përkeqësuar është në fshatin Vlad, ku stafi i Bashkisë po monitoron situatën për të parandaluar ndonjë fatkeqësi.

Ndërkohë në fshatin Fushë Lumi janë bllokuar 7 familje si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve dhe ujit të grumbulluar.

“Në fshatin Vlad situata është më e përkeqësuar, aty që në orët e para të mëngjesit ndodhen stafi i Bashkisë Tropojë, ku po monitorojnë situatën për të parandaluar ndonjë fatkeqësi. Ne fshatin Fushë-Lumi 7 familje janë të bllokuara nga sasia e madhe e reshjeve dhe uji i grumbulluar”, thuhet në njoftimin e Emergjencave Civile.

Në bashkinë Kukës e Has deri në këto momente nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.