Rama të rinjve që ikin në Britani: Me aq para sa paguani trafikantët mund të ndërtoni një agroturizëm

460
0

Kryeministri Edi Rama u pyet këtë të shtunë në lidhje me artikujt për të rinjtë shqiptarë që emigrojnë drejt Britanisë së Madhe me gomone. Kreu i qeverisë theksoi se ato para që harxhohen për të paguar trafikantët, të rinjtë mund t’i shpenzojnë për të ndërtuar një agroturizëm.

Pyetje: Kryeministri Rama, krahas artikujve të dedikuar gjatë verës për sa i përket aspektit turistik në Shqipëri, fatkeqësisht dhe paralelisht kemi parë disa artikuj të dedikuar për s ai përket emigrantëve shqiptarë që kanë ndjekur disa rruge të vështira për të shkuar drejt Britanisë por edhe vendeve të tjera. Nuk e di nëse keni mundur ti shihni këto dhe si i komentoni? Në momentin që këta shqiptarë kthehen pas apo kapen nga policia vendase, çfarë ndodh me ta? Keni komunikim ndërmjet shteteve? Faleminderit!

Kryeministri Edi Rama: Së pari unë dëshiroj t’i bëj apel të gjithëve që mos ta ndërmarrin atë rrugë sepse do të jetë gjithmonë e më e vështirë, do të jetë gjithmonë e më e kushtueshme sepse do tu duhet të paguajnë shuma marramendëse trafikantëve e do të jetë gjithnjë e më e dështuar. Nga ana tjetër dëshiroj t’ju them se sigurisht që Shqipëria  nuk i ofron e nuk ka se si ti ofrojë sepse nuk mund të bëjmë dot asnjë lloj magjie, as kushtet e Gjermanisë e as kushtet e Britanisë së Madhe, por Shqipëria ofron gjithmonë e më shumë mundësi për atë që realisht do që përmes punës të bëjë suksesin e vetë, që t bëjë këtë gjë dhe shembujt janë të panumërt e sidomos në sektorin privat gjithnjë e më shumë.

Të harxhosh 20.000 apo 30.000 paund për të paguar trafikantë, ndërkohë që me 20.000 apo 30.000 paund dhe me një mbështetje të qeverisë ti mund të ndërtosh një agroturizëm, aty ku je, tek shtëpia e gjyshit tënd, në Kukës, në Has dhe me atë agroturizëm ti mund të bësh shumë më tepër lekë se sa mund të bësh nga një punë e rëndomtë në Britaninë e Madhe, natyrisht nëse nuk ke ndërmend që të përfshihesh me rrjete kriminale e me histori të tjera që pastaj mund të të joshin me shumë më tepër të ardhura por të çojnë në ferr, atëherë duhet menduar dhe kjo gjë. N

uk kemi një parajse për t’ju ofruar askujt, por kemi gjithë dëshirën, gjithë vullnetin, gjithë durimin, gjithë këmbënguljen që ta bëjmë Shqipërinë përditë e më të mirë por kjo gjë mund të ndodhë vetëm me punë, me mundim dhe sigurisht dhe me kurajo e me guxim për ata që qëndrojnë e guxojnë e shembujt këtu janë gjithnjë e më të mëdhenj.

Po shikoja shifrat e turizmit, do bëjmë një pasqyrë në fund të muajit për këtë. Shikoja shifrat e turizmit, nuk janë shifrat e mia, janë shifra atë organizatës botërore të turizmit, janë shifra që vijnë nga llogaritë financiare, jo nga spekulimet e nga anketimet dhe është realisht një hapësirë e re që krijohet.

Domethënë një shqipërim që në 6 muajt e parë të vitit ka sjellë; të dhënat e Bankës së Shqipërisë thonë; në bilancin e pagesave, shpenzime të huajsh në Shqipëri në 1.13 miliard euro. 64% më shumë se 6 mujorin e parë të vitit të mëparshëm. Një Shqipëri që sipas Organizatës Botërore të Turizmit, kemi një nga vendet kryesore botërisht për rimëkëmbjen e sektorit pas goditjes së madhe të pandemisë kuptohet dhe gjithnjë rimëkëmbje relative në raport me veten, jo në raport me planetin.

Një Shqipëri ku aktivitetet e hoteleri turizmit kanë raportuar një rritje 25% të xhiros. Një Shqipëri ku agroturizmi ka filluar të japi gjithmonë e më shumë kontribut, është një Shqipëri ku ka oportunitete dhe realisht të ndërtosh një agroturizëm sot është të ndërtosh një biznes i cili të sjell pa diskutim më shumë se sa të marrësh rrugën e të shkosh në Gjermani e të punosh si punëtor apo në Britaninë e madhe si punëtor. Kjo nuk diskutohet.