“Elia Zaharia ka shenja në duar dhe krahë” Ekspertiza mjeko-ligjore i ka dhënë të drejtë aktores..

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me konfliktin e bërë publik sot mes Princit Leka dhe ish-bahskëshortes së tij Elia Zaharia.

Teksa të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për dhunë, ekspertiza mjeko-ligjore i ka dhënë të drejtë aktores, teksa raportohet se në trupi ne saj janë gjetur shenja. Pas aktekserptimit, është zbuluar se Elia Zaharia ka shenja dhune në krahë dhe në duar.

Nga ana tjetër, më herët është publikuar një video, ku shihet se princi Leka filmon debatin me Elian. Kjo e fundit është në gjendje të rënduar dhe bërtet duke i kërkuar llogari pse ai ka dhunuar babain e saj. Po ashtu, a jo shihet teksa dhe e dhunon.

Mbrëmjen e djeshme, Princ Leka dhe Elia Zaharia, që janë në proces divorci, denoncuan njëri-tjetrin për dhunë në Polici.

Gjithçka ka nisur kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia. Siç rrëfen Princ Leka në dëshminë e tij, në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë.

Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.

Madje, në dëshminë e tij, Princ Leka pretendon se është dhunuar me sende të forta si statuja e drurit, ndërsa thotë se ish-vjehrri i ka grisur edhe xhupin në sy të vajzës. Ai thotë se sherri nisi nga ana e Gjergj Zaharia që “ka filluar me fjale fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua”./gshqip/

- Advertisement -

Podcast me Ramën, kandidati i ri i PS shpërthen në lotë: Kur mora diplomën…

Gjatë bashkëbisedimin me  kryeministrin Edi Rama në podkastin “Flasim”, kandidati i ri i PS në listën e Beratit, Julian Zyla, nuk i mbajti dot...

Tronditëse/ Nëna e dehur përplas disa herë foshnjën në trotuar, policia ia merr nga duart. Mesohet se gruaja është e ndarë..

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa minutash në qytetin e Vlorës, ku një grua e alkolizuar ka përplasur disa herë në trotuar...

Tronditëse në Vlorë! Nëna përplas disa herë në tokë foshnjën e saj 5 muajshe

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Vlorë, ku raportohet se një grua ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajsh. Ngjarja ka ndodh...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.