Ekstremistët e ‘Agimit të Artë’ mbyllin shkollën e gjuhës shqipe në Greqi

498
0

Ndërkohë që në Shqipëri, minoritetit grek i janë dhënë të gjitha të drejtat, e kundërta ndodh me shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Gjatë ditës së sotme ekstremit të Agimit të artë në ishullin e Kretës, kanë bllokuar hyrjen për në shkollën ku jepej gjuha shqipe, e cila u hap pak kohë më parë, ku i pranishëm ishte dhe Ambasadori i Shqipërisë.

Pjesëtarët e Agimit të artë nuk kanë lejuar nxënësit që të zhvillojnë mësim aty. Mediat greke raportojnë se situata është tensionuar pasi në rrjet nisi të qarkullonte një foto e një nxënësi me bluzën ku ishte stampuar harta e “Shqipërisë së Madhe” dhe mbishkrimi: ‘Autochthonous’.