Ekspertët te alarmuar: Shqiptarët po helmohen nga qershitë, ja çfarë ju hidhet

864
0

Debatet mbi pesticidet të cilat hidhen në mënyrë të paligjshme në frutat dhe perimet kanë pushtuar prej ditësh për mediat shqiptare.

Megjithatë, ditën e sotme është zbuluar një pesticid tjetër që hyn në mënyrë të paligjshme në Shqipëri Ai quhet Silicon Mix dhe importohet si pleh për bimët, por që fermerët po e përdorin gjerësisht kundër insekteve te qershitë.

Fermerët që kultivojnë qershi përdorin shpesh këtë pesticid për të vrarë insektet pak para vjeljes se frutave.

Në etiketë ai shënohet si pleh bujqësor, por ky kimikat nuk është i regjistruar dhe rezulton se futet kontrabande. Atë e gjen lirisht në farmacitë bujqësore të Tiranës.