Burrel, gjarpëri 7 metra tmerron banorët: E kanë sjellë turistët (VIDEO)

1296
0

Një gjarpër i pazakontë për zonën është parë nga banorët e fshatit Kurdari në njësinë administrative Suç të Bashkisë së Klosit.

Banorë të zonës të cilët edhe kanë filmuar zvarranikun thanë se ai ishte me përmasa të mëdha, rreth 7 metra.

Banorët thanë se ky është rasti i parë që në këtë fshat të gjendet një gjarpër i këtyre përmasave, ndërsa dyshojnë që ai të jetë sjellë aty, nga turistë që lëvizin me motorra.

Kujdes “frikacakët”…😜gjarpër gjigant në Kurdari 🐍🐍 on Vidnews.