Ekspertët e OBSH-së: Ja pse pandemia e rradhes mund të jetë më e rëndë

415
0

Ekspertët e lartë të OBSH kanë paralajmëruar se edhe pse pandemia e koronavirusit ka qenë shumë e rëndë, ajo “nuk është domosdoshmërisht më e madhja”

Pandemia tjetër mund të jetë më e rëndë, dhe sipas tyre bota do të duhet të mësojë të jetojë me Covid-19, shkruan The Guardian.

“Fati” i virusit është që të bëhet endemik, edhe kur vaksinat të fillojnë të shpërndahen në SH.B.A. dhe Mbretërinë e Bashkuar, thotë profesor David Heymann, kryetari i grupit këshillues strategjik dhe teknik të OBSH-së për rreziqet infektive.

“Bota ka shpresuar për imunitetin e tufave, që disi transmetimi do të zvogëlohej nëse mjaft persona ishin imunë,” tha profesor Heymann.

Por, Heymann tha se koncepti i imunitetit të tufës ishte keqkuptuar.

“Duket se fati i SARS-CoV-2 [Covid-19] është të bëhet endemik, ashtu si edhe katër koronavirusë të tjerë njerëzorë, dhe se ai do të vazhdojë të shndërrohet ndërsa riprodhohet në qelizat njerëzore, veçanërisht në zonat me pranim më intensiv. Për fat të mirë, ne kemi mjete për të shpëtuar jetë, dhe këto në kombinim me shëndetin e mirë publik do të na lejojnë të mësojmë të jetojmë me Covid-19.”, u shpreh ai.

Ndërkohë, shefja shkencëtare në OBSH, Dr. Soumya Swaminathan tha se vaksinimi kundër virusit nuk do të thoshte se masat e shëndetit publik si distancimi social do të mund të ndaleshin në të ardhmen.

Sipas saj, roli i parë i vaksinës do të ishte parandalimi i sëmundjes simptomatike, sëmundjes së rëndë dhe vdekjeve. Por, mbetet për tu parë nëse vaksinat do të zvogëlonin gjithashtu numrin e infeksioneve ose do të parandalonin njerëzit që të përhapnin virusin.