Efekti Trump, bie numri i studenteve te huaj ne Amerike

Këtë vit ka rënë numri i studentëve të huaj që preferojnë SHBA-të, që është një nga vendet kryesuese që tërheqin studentë nga jashtë.

Sipas të dhënave te Institutit Ndërkombëtar të Arsimit, bëhet e ditur se është shënuar një rënie me 7 për qind në numrin e studentëve të ardhur nga jashtë në universitetet në SHBA për periudhën 2017.

Në regjistrimet e studentëve të huaj është shënuar një ulje me 45 për qind në rreth 500 universitete amerikane.

Thuhet se rënia e numrit të studentëve të huaj krahas kushteve ekonomike globale dhe vendore, është ndikuar edhe nga vendimi i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për ndalesën e udhëtimit të emigrantëve dhe refugjatëve.

Gjithashtu rënien e numrit të studentëve e ka shkaktuar edhe fakti që ata në vend të SHBA-ve kanë preferuar Britaninë e Madhe, Kanadanë dhe Australinë.

Për vitin shkollor 2016-2017, në SHBA për arsimin universitar kanë ardhur më shumë se një milion studentë të huaj, ku në numrin e studentëve të huaj për vitin arsimor 2017 është shënuar rënie me 7 për qind në krahasim me periudhën për vitin 2016.

Sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Tregtisë mësohet se studentët e huaj me pagesat e universiteteve, të konvikteve dhe shpenzimeve të tjera në vitin 2016 kanë sjellë 39 miliardë dollarë të ardhura në ekonominë amerikane.

Ndërsa theksohet se rënia më e madhe me 32.4 për qind është shënuar tek studentët e ardhur nga Brazili. Një rënie tjetër është shënuar edhe nga Arabia Saudite, e cila renditet si vendi i katërt që dërgon më shumë studentë në SHBA, ku është shënuar rënie me 14.2 për qind duke ulur numrin e studentëve nga 61 mijë në 52 mijë.

Kina është në krye të vendeve që dërgojnë më shumë studentë në SHBA, e cila ndiqet nga India, Koreja e Jugut, Arabia Saudite, Kanadaja, Vietnami, Tajvani, Japonia, Meksika dhe Brazili.

Bëhet e ditur se rreth 50 për qind e studentëve të huaj në SHBA janë nga Kina dhe India.

Universitetet më të preferuara nga studentët e huaj në SHBA janë në Kaliforni, New York, Teksas, Massachusetts, Illinois, Pennsylvania, Florida, Ohio, Michigan dhe Indiana.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.