E zhdukur qe prej 2019, gjendet 6-vjeçarja, ishte fshehur ne shtepi

2
0

Një vajzë e re që u zhduk në vitin 2019 në New York është gjetur e gjallë në një dhomë sekrete nën një shkallë.

Paislee Shultis, tani gjashtë vjeç, u zbulua në një shtëpi në qytetin e Saugerties pas një kontrolli të hënën. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tani është ribashkuar me kujdestarin e saj ligjor dhe motrën më të madhe.

Prindërit e vogëlushes Paislee Shultis kishin rrëmbyer vajzën e tyre pasi humbën kujdestarinë e saj në vitin 2019 dhe e mbajtën të fshehur në Saugerties, ku jeton gjyshi i saj.

Policia mori urdhër për të kërkuar në shtëpinë e gjyshit të 6-vjeçares, kur një dedektiv vuri re shkallën e çuditshme që çonte pikërisht në dhomën ku fshihej vajza e vogël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.