E zhdukur para dy ditësh, flet babai i 18 vjeçares: Ja ku e gjeta time bijë

486
0

Donjeta Avdiaj është një 18-vjeçare nga Peja, e cila ditën e premte u denoncua në polici nga i ati, si e zhdukur.

Babai i Donjetës tha për mediat se e bija ishte larguar për të shkuar në kursin e gjermanishtes, por nuk ishte kthyer më në shtëpi.

Fatmirësisht ajo është gjetur dy ditë më pas dhe ka qenë vetë i ati ai që ka dhënë detaje për mediat e Kosovës.

E reja u gjet sot në Prishtinë nga një taksist rreth orëve të para të pasdites.

Babai ka thënë:

Donjetën sot e ka gjete një taksist. Është në stacionin e Prishtinës. Unë jam në Pejë, për nja katër orë vjen.
18-vjeçarja kishte të veshur xhinse, çizme të zeza dhe xhaketë të lëkurës, gjithashtu dhe çantën e shkollës, ditën kur u deklarua e zhdukur.