Skip to content

E turpshme/ Stafi i aeroportit vjedh para nga çantat e qytetarëve gjatë kontrollit (Video)

    Disa pamje të pazakonta vijnë nga pika e kontrollit të sigurisë nga aeroporti i Miamit në Florida.

    Dy agjentë të TSA në Florida janë akuzuar për vjedhje nga çantat e pasagjerëve në një pikë kontrolli sigurie. Zyra e Prokurorit të Shtetit publikoi disa pamje të dyshes duke punuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit.

    Ata në video shihen duke marrë para në disa çanta, teksa kontrollojnë bagazhet e pasagjerëve. Njëri prej tyre ka grabitur 600 dollarë nga portofoli i një pasagjeri.

    Josue Gonzalez dhe Labarrius Williams janë dy punonjësit që janë arrestuar pasi akuzohen për disa vjedhje të bëra në aeroport.

    Shikoni videon