E trishtë! Ndahet papritur nga jeta në moshë të re infermierja në Tiranë

1826
0

Ka humbur jetën krejt papritur infermierja e re në Tiranë. Valdete Gjon Dodaj ndërroi jetë në moshën 33-vjeçare.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë.

33-vjeçarja vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk ka arritur të fitojë.

Valdetja lindi në Pukë, përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të Infermierisë, Shkodër dhe ushtroi profesionin e saj si Infermiere pranë ZKM, Tiranë.

“U shkëput nga zinxhiri infemieror kolegia jonë e dashur Valdete Gjon Dodaj , 33 vjeçe e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Valdetja lindi në Pukë, përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të Infermierisë, Shkodër dhe ushtroi profesionin e saj si Infermiere pranë ZKM, Tiranë. Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve,miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme. Qoftë i paharruar kujtimi i saj!” shkruan Urdhri i Infermierit të Shqipërisë në Facebook.