E trishtë! Humb jeten në moshë të re këngëtari Shqiptar i muzikës popullore…

593
0

Është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeç ,këngëtari i njohur i muzikës popullore elbasanse, Nevruz Nuredini. Këngëtari ka humbur betejën me një sëmundje e rëndë, në Itali, ku ishte në kujdesin e mjekëve.

Familja Nuredini dhe miqtë e tij kanë njoftuar lajmin e trishtë përmes rrjeteve sociale duke shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje të papritur. Nevruz Nuredini ka lënë një pasuri të madhe artistike, duke njohur sukses me disa hite në skenën e muzikës së Shqipërisë së Mesme.

Në karrierën e tij artistike, Nevruz Nuredini ka interpretuar mjaft këngë popullore si edhe ka publikuar disa videoklipe mes të cilëve gjatë dekadës së fundit veçohen videoklipet ,”Kapedan të bën rakia”, “Herë mirë ,herë dhe Keq”, “Ballokumja , “Baba e dua çupkën” etj .